Art&Argëtim

A bën me të zënë për dasmën e Ajkës?’, Besi dhe Xhensila e duan këtë këngëtare

5 Prill 2019, 08:20 Nga DOSJA
A bën me të zënë për dasmën e Ajkës?’,

Aurela Gaçi ka postuar një video ku këndon këngët e Merita Halilit dhe me to, përshëndet Bes Kallakun dhe bashkëshorten e  tij, Xhensilën bashkë me Ajkën e vogël.

 

 

 

Ja keshtu e pershendes Besin edhe Xhensilen une?? , me Ajkën e [email protected]_kallaku @xhensilamyrtezaj ?? …… #AJKA …… #mbasprovave#kenduamedhepakperqejf #kengetironse☺#meritahalili

A post shared by E pasur jam, se ty të kam (@aurelagaceofficial) on


“Ja kështu e përshëndes besin dhe Xhensilën unë, me Ajkën e tyre”,-shkruan Aurela Gaçe duke etikëtuar çiftin.

Me sa duket treshja ruajnë një miqësi mes tyre dhe kanë qenë duke kaluar kohë bashkë. Lidhur me videon e postuar, ku këngëtarja Gaçe këndon me zërin e saj brilant, nuk kanë munguar as batutat e Bes Kallakut dhe falenderimet e Xhensilës. Xhensila e ka falenderuar atë përmes një komenti në postim:

“Ahhh ma shtove jetën me këtë këngë. Më ke gjetur pikën e dobët. Të puthim fort të tre. Ps. Ma shtove dhe një këngë në repertory për Ajkën.”

Ndërsa nga aktori i humorit sigurisht që pritej  një koment epic, siç ai di të bëjë.

“A bën me të zon qysh tani për dasmën e gocës??”

Sigurisht që edhe këngëtarja, Aurela Gaçi e ka një replikë për këtë koment:

“Epo nënë e babë e martova. Unë them të presim të bëni dhe çunin, edhe më zer për të dy.”

Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim të ardhmen, për të parë ç’do të ndodhë!

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ajka aktor humori aurela gaçe bes kallaku këngëtare xhensila myrtezaj ajka aktor humori aurela gaçe bes kallaku këngëtare xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll