Art&Argëtim

Basha i shkujdesur në Berlin, “harron briskun” në Shqipëri dhe shfaqet i parruar

4 Prill 2019, 16:01 Nga DOSJA
Basha i shkujdesur në Berlin, “harron briskun” në

GJERMANI- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej disa ditësh ndodhet në Berlin ku po zhvillon takime për situatën politike në Shqipëri.

Në një intervistë për median Deutche Welle, Basha u shpreh se ai ka mbështjetjen e gjermanëve dhe kishte zhvilluar takime ku i ka informuar për të gjithë gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë.

Por ajo që u vu re gjatë kësaj intervistë ishte pamja e Bashës. I ulur në një karrige në një nga korridoret e Bundestagut, Basha dukej se nuk kishte hequr mjekrën.

Kreu i PD njihet për pamjen e tij, që gjithmonë mundohet të jetë i rregullt, dhe në të gjitha daljet e tij televizive kujdeset për mjekrën që të jetë gjithmonë i rruar.

Këtë herë duket se kjo gjë kreut të demokratëve i ka dalë jashtë planit, pasi mund të ketë menduar që nuk do ketë intervista gjatë vizitës së tij, ose mund të ketë harruar briskun në Shqipëri. Në këtë mënyrë Basha pranoi që në intervistë të shfaqej me mjekrën e tij që dukej qartë, që nuk ishte e rregulluar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete basha me mjeker basha ne berlin intervista e bashes per dw luzim basha mjekra e parruar basha me mjeker basha ne berlin intervista e bashes per dw luzim basha mjekra e parruar

Sondazh

Poll