Art&Argëtim

‘U morën me makinën time se iu pëlqeu’, Gaz Paja komentoi ‘gjobën’ që mori tek teatri për parkimin

4 Prill 2019, 18:21 Nga DOSJA
‘U morën me makinën time se iu pëlqeu’, Gaz Paja

Pak ditë më parë, aktori bëri një veprim që i revoltoi disi artdashësitë në Tiranë, ai parkoi makinën tek Teatri dhe kjo nxiti reagim. Dikush i shkruajti një copë letër si “gjobë” për Gazin, këtu protestohet, nuk parkohet”.

I ftuar në emisionin ‘Ftesë në pesë’, në Top Channel, aktori foli mbi këtë çështje dhe e komentoi si një veprim pakuptim.

Makina në teatër atë natë ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkojmë aty. Pra aty ishte makina e teatrit, ishte makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket se edhe e Laurës. Kështu që ishin dy-tre makina. Këto zonjat apo zotërinjtë që donin të merreshin me makinën time, u morën se ndoshta iu pëlqeu…”- tha Gazi.

Gazi për ta ndryshuar sadopak atmosferën e bëri edhe më komike duke zbuluar se makina e tij kushtonte plot 42 mijë euro, duke shtuar: “Kam shkuar si gjithë shqiptarët në një koncensionar, kam kërkuar ta marr me këste dhe e kam marrë me këste”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ftese ne 5 gaz paja ftese ne 5 gaz paja

Sondazh

Poll