Bota

Alarmohet Kina/ Pas murtajës bubonike, raportohen rastet e para edhe me ethet Dengo

7 Korrik 2020, 17:20 Nga DOSJA
Alarmohet Kina/ Pas murtajës bubonike, raportohen rastet e para edhe me

KINË- Kina ka gjetur një rast të ri të etheve ‘Dengo’ në të njëjtën ditë kur vendi ka konfirmuar një pacient të infektuar nga murtaja bubonike. Mediat e huaja kanë raportuar se ditën e djeshme një banor në qytetin lindor kinez Guangde u diagnostikua me ethet dengo, një virus vdekjeprurës i përhapur nga mushkonjat e infektuara.

Kjo vjen pasi një bari në rajonin verior të Mongolisë së Kinës, është zbuluar të jetë infektuar nga murtaja bubonike gjatë fundjavës, e njohur si ‘Vdekja e Zezë’ nga Mesjeta.

Qeveria Guangde lëshoi një njoftim sot në llogarinë e saj në rrjetet sociale në lidhje me rastin e ri, sipas transmetuesit shtetëror.

Pacienti thuhet se ka qenë duke marrë trajtim në një spital lokal që kur u diagnostikua me ethe në deng më 5 qershor. Banori ka udhëtuar më parë në vendet e tjera aziatike, përfshirë Indinë, Myanmar dhe Pakistan.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se ata po kryejnë përpjekje antivirus në lagjet e afërta pas rastit të ri.

Burimi:.dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ethet dengo kine ethet dengo kine

Sondazh

Poll