Aktualitet

Një efektiv i infektuar në Elbasan, virusin e mori nga drejtori i shërbimit rrugor që doli pozitiv pak ditë më parë

7 Korrik 2020, 14:08 Nga DOSJA
Një efektiv i infektuar në Elbasan, virusin e mori nga drejtori i

ELBASAN– Një person ka në Elbasan ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se personi që është i infektuar nga koronavirusi është një efektiv.

Efektivi në fjalë është i punësuar pranë drejtorisë vendore të policisë së Elbasanit. Virusin, efektivi i infektuar dyshohet se e ka marrë nga drejtori i shërbimit rrugor.

Ky i fundit rezultoi i infektuar para disa ditësh dhe kishte kontakte me efektivin, të cili tamponi sot i doli pozitiv per Covid-19.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne shqiperi elbasan koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 12:12

FIER– Konfiskohen tri llogari bankare me vlerë 140 milionë lekë, para të cilat dyshohet se janë përftuar nga veprimtari kriminale. Të ardhurat ishin regjistruar...

Aktualitet 7 Korrik 2020, 11:41

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar 25-vjeçarja me iniciale E. R, pasi ka kërc...