Art&Argëtim

“Mbaja kokën lart!”/ U fut në liqen për t’u larë por u nxorr nga tre djem, MOMENTI kur shpëtohet 65-vjeçari, ambulan

7 Korrik 2020, 12:07 Nga DOSJA
“Mbaja kokën lart!”/ U fut në liqen për t’u

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në zonën e njohur si liqeni Artificial. Një 65-vjeçar, me iniciale Gj.C,., i cili është futur në liqen për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere, ka rrezikuar mbytjen. 

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, për ta shpëtuar kanë ndërhyrë disa të rinj të tjerë. Ndërkohë që në sfond dëgjohen këshillat e dëshmitarëve të tjerë: Mbaja lart kokën!

Sipas dëshmitarëve, ata kishin njoftuar edhe autoambulancën në mënyrë që t’i vinin në ndihmë por ajo u vonua për më shumë se gjysmë ore. Ndërsa Policia ka bërë me dije se 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 07.07.2020, rreth orës 13:00, është nxjerrë nga Liqeni Artificial shtetasi Gj. C., 65 vjeç, i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar te mbytej. Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale liqeni artificial tirane liqeni artificial tirane

Sondazh

Poll