Art&Argëtim

FOTOJA që Rama s’duhet ta shohë kurrë… Ahmetaj nuk e begenis, struket në telefon kur Kryeministri shan Berishën

7 Korrik 2020, 11:16 Nga DOSJA
FOTOJA që Rama s’duhet ta shohë kurrë… Ahmetaj nuk e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin për rindërtimin e zonës së Kombinatit. Në Kryeministri, Rama kishte mbledhur disa nga ministrat kompetentë; Elva Margariti dhe Arben Ahmetaj, dhe sigurisht nuk mungoi as kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë gjithë fjalës së Ramës, të gjithë e kanë ndjekur me vëmendje, përveç njërit. Teksa kreu i qeverisë sulmonte paraardhësin e tij, Sali Berisha, ministri Ahmetaj ishte shumë i përqëndruar në celularin e tij.

Fotoja u shkëput nga Dosja.al ditën e sotme, ku në Kryeministri u prezantua projekti për rindërtimin e zonës së Kombinatit. Kryeministri Edi Rama premtoi rifillimin e punës duke krijuar një sistem të ri urban. Nuk munguan as “thumbat” ndaj opozitës dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale arben ahmetaj edi rama projekti per kombinart zona e kombinatit arben ahmetaj edi rama projekti per kombinart zona e kombinatit

Sondazh

Poll