Art&Argëtim

Rasti i Jeffrey Epstein: Familja Mbretërore e Anglisë përfshihet në skandalin e pedofilisë

6 Korrik 2020, 20:28 Nga DOSJA
Rasti i Jeffrey Epstein: Familja Mbretërore e Anglisë përfshihet

ANGLI – Skandali i Jeffrey Epstein ka bërë pjesë të saj dhe familjen mbretërore angleze.

Ishte gazeta “The Telegraph” ajo e cila ka bërë publike një foto të vitit 2002, ku shihet bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxwell e ulur në fronin mbretëror në “Buckingham Palace”, bashkë me aktorin Kevin Spacey.

Ulja në fronin mbretëror konsiderohet si fyerje, pasi askush tjetër nuk mund të ulet aty.

Gazeta raportoi se ata ishin të ftuar aty nga Princi Andrew, një pjesëtar i familjes mbretërore, i akuzuar për abuzime me të mitur nga një prej viktimave të Epstein.

Ai i mohon akuzat dhe gjatë një interviste me BBC nëntorin e kaluar, tha se fotoja e tij me Maxwell dhe akuzuesen Virginia Roberts Giure, ka qenë e montuar.

Princi është parë dhe më parë duke vizituar shtëpinë e Epstein në New York dhe e gjithë situata është bërë e madhe pasi ky i fundit ka një seri akuzash për trafikim vajzash të mitura dhe prostitucion.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz familja mbreterore princi andrew skandal familja mbreterore princi andrew skandal

Sondazh

Poll