Art&Argëtim

Humb luftën me COVID-19! Ndërron jetë pas 90 ditësh në spital aktori hollywood-ian

6 Korrik 2020, 19:08 Nga DOSJA
Humb luftën me COVID-19! Ndërron jetë pas 90 ditësh në

AMERIKE-Aktori i Hollywood Nick Cordeiro ka vdekur nga koronavirusi. Cordeiro ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare dhe prej 90 ditësh ishte i shtruar në spital në Los Angeles për shkak të komplikacioneve nga Covid-19.

Aktori 41 vjeçar është i njohur për rolet e tij në filmat “A stand up guy” dhe “Mob Town”. Ai la pas gruan Amanda Kloots dhe djalin Elvis Eduardo, vetëm 1 vjeç.

Gruaja e aktorit, Amanda ka dhënë lajmin e trishtë përmes një postimi në Instagram.

“Tani Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë. Burri im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai e donte shumë familjen e tij, dhe tani ai e ka lënë këtë botë të buzëqeshur. Kam dhimbje, zemra ime është e thyer sepse nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë. Nick kishte një dritë. Ai ishte shoku i të gjithëve. Ai e donte shumë të dëgjonte, të ndihmonte dhe të fliste. Ai ishte një aktor dhe muzikant i jashtëzakonshëm. Ai ishte një baba dhe burrë i shkëlqyeshëm”, ka shkruar ajo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktor covid nick cordeiro vdekje aktor covid nick cordeiro vdekje

Sondazh

Poll