Aktualitet

Tjetër rast me COVID-19 në Sarandë, i infektuari niset me urgjencë drejt spitalit Infektiv

7 Korrik 2020, 05:37 Nga DOSJA
Tjetër rast me COVID-19 në Sarandë, i infektuari niset me

SARANDË- Gjatë orëve të fundit është konfirmuar një tjetër i infektuar me COVID-19 në Sarandë. Mësohet se një person është paraqitur me temperaturë të lartë në spitalin e Sarandës. Menjëherë iu mor tamponi dhe ai rezultoi pozitiv. Nuk dihet ende se ku është infektuar ky person, pasi nuk është pjesë e kontakteve të rasteve të mëparshme.

Ndërkohë, ai është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë, bashkë me një pacient tjetër. Ky i fundit rezultoi i infektuar pak ditë më parë dhe vuan nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Sakaq, ditën e djeshme humbën jetën 3 pacientë tek Infektivi, mes tyre një mjek. Po kështu u konfirmuan 71 raste të reja. Harta është zgjeruar në 16 qytete të tjera. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 87 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1702.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll