Aktualitet

Edmond Budina lë pas COVID-19 dhe rikthehet tek sheshi i Teatri: Rilindja erdhi pa brekë në b*thë dhe tani vishen me Armani.

6 Korrik 2020, 20:43 Nga DOSJA
Edmond Budina lë pas COVID-19 dhe rikthehet tek sheshi i Teatri: Rilindja

TIRANË- Aktori Edmond Budina ka lënë pas COVID-19 dhe i është rikthyer protestave tek Teatri Kombëtar. Budina nga sheshi i Teatri Kombëtar ka është shprehur se ai nuk mund të dyshojë dot për infektimin e tij, por ishte kundër publikimit të rastit të tij në media.

Ai ka komentuar edhe njëherë shembjen e TK-së, duke e quajtur veprimin një akt fashist. Po ashtu ka folur për politikë, duke thënë se duhet të largohet Rama dhe qytetarët të heqin dorë nga psuikologjia e 1-shit.

Le të iki Rama dhe të vijë tjetri nëse dhe ai nuk bën le të iki e t’ia lë vendin dikujt tjetër. Kush është kryetari adhurohet si të jetë Jezu Krishti ose Muhamedi, ndaj qytetarët duhet të jenë bashkë për të ardhmen. Çështja e teatrit është e politizuar nga Rilindja, ata e politizuan duke thënë se godina nuk bën dhe se është thjesht një shtëpi publike fashiste. Ne iu përgjigjëm politizimit të tyre. Ky sekt i rilindjes duhet të iki njëherë e më parë. Ata që kanë qenë pa brekë në by*thë tani vishen me Armani dhe na ofendojnë ne. Ndaj duhet të ngrihemi dhe ti shporrim”, ka thënë ai.

Edmond Budina u infektuar bashkë me vëllain e tij, Robert Budina. Lajmin për infektimin e dy vëllezërve e bëri publik Edi Rama, i cili në një mesazh në rrjetet sociale shkruante se u uronte shërim të shpejtë. Dy Budinat kanë qenë pa simptoma dhe janë shprehur se nuk kanë qenë kurrë të infektuar, por nga ana tjetër kanë njoftuar se do padisin Ramën për publikimin emrit të tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina edmond budina me covid protesta tek teatri kombetar edmond budina edmond budina me covid protesta tek teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 19:52

TIRANË– Për të folur më tepër rreth situatës së Covid-19 në vendin tonë, e ftuar në “Mbrëmja në Abc” ishte kryetarja e Komitetit të Ekspertëve për ko...