Aktualitet

Anila Hoxha zbardh ditaret e vajzave të familjes Josifi: Flasin për Zotin, janë shkrime të Biblës! Ndërhyn pastori: Ju lut

6 Korrik 2020, 20:41 Nga DOSJA
Anila Hoxha zbardh ditaret e vajzave të familjes Josifi: Flasin për

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga ditari u dy vajzave të familjes Josifi, të cilat u përfshinë në ngjarjen e konsideruar si horrori i Kombinatit. E ftuar në stidon e emisionit “Open”, Hoxha tha se ditarët e vajzave që janë gjetur brenda në banesë janë gjetur fraza të Biblës.

Ajo u ndërpre nga pastori Akil Pano, i cili ndërhyri për të shpjeguar se në asnjë rresht të Biblës nuk shkruhet që njeriu mund të ringjallet. Ai shtoi se ringjallja ekziston, por në konotacionin e shpirtit, jo të trupit.

Pjesë nga biseda

Anila Hoxha: Flasin për Zotin, ja ku është edhe ditari me shënimet

Akil Pano: Është pjesë e dhiatës, duhet të keni në fund edhe citimin…

Anila Hoxha: Ja dhe pjesa e dhiatës që kanë mbajtur shënim!….

Akil Pano: Shiko…

Anila Hoxha: Më kupto…dua ta lexoj këtë pjesë…të gjithë duhet të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Eni kishte një pyetje që po na torturon të gjithëve. Pyetja e Enit dhe e të gjithëve që jemi këtu në tavolinë është se përse familja Josifi u shkëput nga besimi që kishte gjetur në Përmet…

Akil Pano: Jo jo në Përmet janë njohur, besoj se Blerta pasi të shërohet mendërisht dhe psikologjikisht, duhet të shpjegojë gjithçka. Në asnjë rresht të Biblës nuk predikohet vetëflijimi.

Anila Hoxha: Në shtëpinë e tyre është gjetur Bibla…dhe ata thonin që Bibla jonë na thoshte ta lyenim motrën me uthull.

Iris Luarasi: Puna është se duhet të sqarojmë edhe diçka. Dëshmitarët e Jehovait janë përfolur shumë herë në media për përfshirje dhe nxitje të vetëvrasjeve të shumë njerëzve.

Akil Pano: Unë fola që në fillim për Rilindjen dhe Ringjalljen. Jo të këtij trupi, ky trup do të kalbet dhe do të hidhet në dhe. E dini çfarë shprehjeje përdorim ne në varreza? Që trupin e fusim në tokë, ndërsa shpirtin ja japim Zotit, atij që na dha jetën. Nuk mundet ai që beson vërtet në Zot, të vetëflijohet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akil pano anila hoxha akil pano anila hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 19:52

TIRANË– Për të folur më tepër rreth situatës së Covid-19 në vendin tonë, e ftuar në “Mbrëmja në Abc” ishte kryetarja e Komitetit të Ekspertëve për ko...