Aktualitet

Katër infermiere të infektuara, mbyllet gjinekologjia në Elbasan

6 Korrik 2020, 19:25 Nga DOSJA
Katër infermiere të infektuara, mbyllet gjinekologjia në Elbasan

ELBASAN– Katër infermiere kanë rezultuar të infektuara me Covid-19. Mësohet se infermieret në fjalë ishin pjesë e stafit dhe personelit mjekësor në gjinekologjinë në Elbasan.

Për pasojë reparti i Gjinekologjisë është mbyllur, ndërkohë që i gjithë personeli mjekësor është karantinuar.

Më herët, në Elbasan, u mbyll edhe pavioni i aborteve, pasi dy mami rezultuan të infektuara.

Sakaq ditën e sotme janë humbur jetën edhe 2 të moshuar të tjerë dhe janë konfirmuar 71 raste të reja. Harta është zgjeruar në 16 qytete të tjera. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 87 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1702.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan reparti i gjinekologjise elbasan reparti i gjinekologjise

Sondazh

Poll