Aktualitet

Kryetarja e Komitetit Teknik, Rakacolli: Në këtë fazë të pandemisë, pishinat duhen mbyllur

6 Korrik 2020, 19:47 Nga DOSJA
Kryetarja e Komitetit Teknik, Rakacolli: Në këtë fazë

TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli në studion e ABC News foli për rritjen e rasteve të reja dhe rritjen e numrit të personave që humbën jetën nga koroanvirusi.

Rakacolli tha se shtimi i rasteve është rezultat i mosrespektimit të rregullave Anti-COVID. Gjatë intervistës kryetarja e Komitetit Teknik  u shpreh se pishinat nuk janë të lejuara të hapen në këtë kohë pandemie.

“Në këtë situatë me rëndësi është ndërgjegjësimi. Përderisa është dhënë në udhëzim i mbështetur në shifra epidemiologjike ky urdhër duhet të zbatohet. Duhet të shtohen akoma edhe më shumë kontrolle edhe pse vazhdojnë të bëhen. Nuk mund ta bazojmë ndalimin e pandemisë dhe pakësimin e rasteve vetëm tek policia. Të gjithë në ne duhet të ndërgjegjësohemi”, tha Rakacolli.

E pyetur nëse pishinat duhet apo jo të hapen,- Rakacolli tha se pishinat në këtë fazë të pandemisë nuk janë të lejuara të hapen, ndërsa shtoi se protokollet e vendosura duhet të zbatohen.

Marrë nga Abcnews

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli mira rakacolli

Sondazh

Poll