Aktualitet

Shefja e Infektivit përlotet në emision: Ky është virus i tmerrshëm, unë kam njoftuar të gjithë familjarët për humbjet

6 Korrik 2020, 19:19 Nga DOSJA
Shefja e Infektivit përlotet në emision: Ky është virus i

TIRANË– Shefja e Repartit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, ka folur sot për herë të parë në media për COVID-19. Në një rrëfim në emsionin “Open” në Top Channel, Çomo ka thënë se kjo ka qenë periudha më e vështirë në të gjithë jetën e saj. Shefja e Infektivit u shpreh se ky virus është i tmerrshëm, pasi vuajtjet që shkakton tek të prekurit janë të shumta.

“Kjo është periudha më e tmerrshme gjatë gjithë punës sime. Ky është një virusi i rrezikshëm dhe i tmerrshëm. Virusi transmetohet shumë shpejt dhe shkakton vuajte shumë të mëdha tek ata që preken. Po ashtu dhe fatalitetet janë të shumta me këtë virus”, tha Çomo.

Më tej mjekja ka treguar dhe rastet e humbjeve të jetëve në spital dhe tha se ajo ka informuar familjarët për vdekjen e të afërmëve të tyre.

“Unë kam qenë personi që kam informuar familjarët për humbjet e jetëve në spital. Imagjoni që unë ata njerëz nuk i njihja dhe ka qenë një situatë shumë e vështirë që e kam përjetuar gjithë këto kohë. Shumë herë kam derdhur lotë me kolegët për humbjen e jetëve të këtyre personave”, shtoi Çomo.

Më tej ajo u pyet nëse ndonjë pacient ka lënë ndonjë amanet në fund të jetës, e teksa nisi të rrëfente Çomo u përlot dhe tha ai është momenti më i vështirë për të.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 najada çomo koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 najada çomo

Sondazh

Poll