Aktualitet

Ekspertët e PPNEA-së: Rrëqebulli që reklamohet në restorantin në Elbasan, është vrarë dy vitet e fundit, çështje do h

6 Korrik 2020, 18:23 Nga DOSJA
Ekspertët e PPNEA-së: Rrëqebulli që reklamohet në

TIRANË– Ekspertët e PPNEA (Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri ) dhe ata ndërkombëtarë të BLRP (Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit) kanë dalë në përfundimin se rrëqebulli që mbahej i balsamosur në restorantin në Elbasan, është vrarë dy vitet e fundit, në të njëjtin rajon.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ekspertët e PPNEA-së së bashku me Iniciativën Europiane për Mishngrënësit e Mëdhenj (LCIE), bëjnë me dije se po lobojnë në nivel ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Statusi i plotë

DELEGACIONI I BE-SË NË SHQIPËRI, KOMISIONI EUROPIAN DHE SEKRETARIATI I KONVENTËS SË BERNËS VENDOSEN NË DIJENI TË VRASJES SË TRE RRËQEBUJVE NË ELBASAN

Ekspertët e PPNEA dhe ata ndërkombëtarë të BLRP (Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit) analizuan dëshmitë fotografike të rrëqebullit të vrarë së fundmi me individët e tjerë të fotografuar nëpërmjet kamerave kurth përgjatë rajonit ku ndodhi incidenti. Nga ky proces, ekspertët dolën në përfundimin se rrëqebulli i vrarë ishte fotografuar në muajin Dhjetor të vitit 2018, në Zonën e Mbrojtur Stravaj, prej kamerave kurth të vendosura nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan. Pra, është fakt që ky individ i vrarë ka ardhur prej popullatës së rrëqebullit të Ballkanit të ndodhur në rajonin e Elbasanit. PPNEA, së bashku me Iniciativën Europiane për Mishngrënësit e Mëdhenj (LCIE), po lobojnë në nivel ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje. Kjo masë e ndërmarrë erdhi si pasojë e mos-veprimit të autoriteteve shqiptare dhe apatisë së përgjithshme ligjore lidhur me këtë krim mjedisor. Ne jemi të bindur se mungesa e vëmendjes mbi këtë fenomen mund të përshkallëzojë deri në skenarin më fatkeq për jetën e egër në Shqipëri, zhdukjen e Rrëqebullit të Ballkanit.

Më herët, Shoqata e Ruatjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka publikuar disa foto nga brenda një restoranti në afërsi të Elbasanit, ku ndodheshin të balsamosur tre kafshë të rrezikuara, mes tyre edhe rrëqebulli.

Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si një ndër gjallesat më të rrezikuara dhe mendohet se në Shqipëri kanë mbetur vetëm 10 individë të kësaj specieje, ndërsa në të gjithë Ballkanit vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 të tillë. Pikërisht për shkak të shifrave, “PPNEA” kërkon reagimin e institucioneve për parandalimin e rasteve të ngjashme që mund të sjellin pasoja të pakthyeshme për botën e egër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ppnea restoranti me rreqebull ne elbasan ppnea restoranti me rreqebull ne elbasan

Sondazh

Poll