KORÇË-Kreu i Partisë Demokratike, pas Pogradecit ka vijuar turin e takimeve në juglindje të vendit me Korçën. Në një postim në Facebook, Basha ka ndarë edhe detaje nga takimi me qytetarët.
Kryedemokrati shkruan, se sipërmarrjet e Korçës janë drejt falimentimit, ndërsa tregtarëve të vegjël u janë shtuar listat me qytetarët që nuk blenë dot ushqimet e përditshme. Më tej ai ka akuzuar qeverinë, se mendon vetëm për një grusht të vogël njerëzit.
Basha u ka prezantuar korçarëve ofertën ekonomike të PD, me lënien në fuqi vetëm të taksës 0.5% të xhiros vjetore për biznesin e vogël dhe vendosjen e taksës së sheshtë 9% për të tjerët.
Postimi i Bashës
Në Korçën e qytetarisë dhe njerëzve të punës takova qytetarë dhe sipërmarrës të goditur rëndë nga kriza ekonomike. Korça ka një traditë të shkëlqyer të turizmit kulturor. Korçarët kanë një shpirt të veçantë tregtari ku prej 30 vitesh kanë ndërtuar sipërmarrje të fuqishme që punësojnë mijëra njerëz dhe rrisin mirëqenien. Sot këto sipërmarrje gjenden në prag të falimentimit. Tregtarët e vegjël në Korçë kanë lista të gjata të qytetarëve që nuk kanë mundësi të blejnë as ushqimet e përditshme për familjet e tyre. Veç rënies së xhiros, tregtarët përballen edhe me taksat e larta. Në kulmin e krizës ekonomike Bashkia ka dyfishuar tarifat për bizneset të cilët janë detyruar t’i paguajnë, pavarësisht premtimeve se ato do të shtyheshin. Për të parandaluar këtë situatë ne i propozuam qeverisë një sërë nismash, të cilat nuk i mori parasysh sepse paratë i duheshin për tendera sekret dhe pagesa koncesionesh korruptive, jo për qytetarët dhe biznesin. Qeverisja vetëm për një grusht njerëzish do të marrë fund! Partia Demokratike po përgatit planin ekonomik për rimëkëmbjen kombëtare. Ne do të kemi vetëm një taksë për biznesin e vogël, atë 0.5% të xhiros vjetore dhe të ardhurat do të shkojnë për pushtetin lokal. Taksën “RAMA” për karburantet do ta heqim si dhe do t’i japim fund abuzimeve nga banda e taksidarëve duke vendosur moratoriumin 1 vjeçar për veprimtarinë e tyre, derisa të miratojmë një kuadër të ri ligjor që garanton standarte dhe ligjshmërinë. Ne do të vendosim taksen 9% për bizneset e tjera. Do të krijojmë lehtësirat e nevojshme që qytetarët e Korçës, Pogradecit dhe kudo tjetër të mos shkojnë të bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut, ku çmimet e ushqimeve dhe karburanti janë më të lira. Vëmendja e qeverisë tonë do të jetë te zhvillimi ekonomik dhe punësimi dhe ne do bëjmë gjithçka në funksion të këtij prioriteti absolut.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Aktakuza për Thaçin/ Berisha zbulon arsyet e vizitës së Ramës në Prishtinë: Duan të shkatërrojnë Gjykatën Speciale!
TIRANË -Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Kosovë. Sipas Beri...
FOTOT/ Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” kolonelin italian Fabio Cornacchia
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’, kolonelin italian Fabio Cornacchia. Motivacioni për titullin sipas pr...
Rama nxjerr pamjet, Policia derë më derë tek të prekurit me COVID, i infektuari: Fjalët e mia vijini vathë në vesh… ky
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej ditëve të punës së Patrullave të Policisë së Shtetit, që shkojnë derë më derë tek personat...
“Pacienti me shenja klinike s’testohet”, PD denoncon, Spahia-Manastirliut: Në spitalin e Shkodrës s’ka tamponë, të k
TIRANË- Partia Demokratike denoncon se në Shkodër ka mungesë tamponësh. Bardh Spahia, ish-deputet i PD në këtë qark, shkruan në rrjetet sociale se një paci...
Media ruse “alarmohet” nga kërkesa e Hotit për doganë në Durrës: Pretekste! Shqiptarët duan të bashkohen në
TIRANË- Media ruse Sputnik i ka kushtuar një shkrim me nota shqetësimi, vizitës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Tiranë dhe konferencës me kry...
Manovra parazgjedhore/ Rama pritet të ndryshojë qeverinë, ikin 4 ministra… Gjonaj, Denaj, Cakaj e Shahini dalin nga kabinet
Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit. Burime t...
“Janë të zhytur borxhe”/ Basha takim me fermerët e Pogradecit, shpalos planin për bujqësinë: Subvencione 100 mln euro
POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerët e Pogradecit. Basha teksa ka dëgjuar problemet e fermerëve ...
“Parlamenti sot është një turp”, ish-deputeti i PS kritika për qeverinë e Ramës: Prisja më tepër
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamdi Jupe, ka folur sot për situatën politike në vend, por dhe për ata që janë pjesë e saj. Në një intervistë n...
“S’ka qenë kurrë pjesë e KOP-it”, Murrizi ‘shpërthen’ kundër Bashës: S’kam qenë as pjesë e GOPIT, spurdhjak
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim në mediat sociale, Murrizi shkruan se Ba...