Aktualitet

E RËNDË në Fier, automjeti përplas për vdekje një këmbësor

5 Korrik 2020, 20:33 Nga DOSJA
E RËNDË në Fier, automjeti përplas për vdekje një

FIER– Një 64-vjeçar me inicialet P.M., ka ndërrua jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Fierit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan.

Mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor. Për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Ndërsa 25-vjeçari është shoqëruar për në komisariatin e policisë.

Njoftimi i policisë: 

Fier Informacion paraprak. Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne fier fier aksident me vdekje ne fier fier

Sondazh

Poll