Aktualitet

Radhët kilometrike/ Policia: Ka fluks, por lëvizet rrjedhshëm, efektivët janë në terren për t’ju monitoruar, ndiqni kë

5 Korrik 2020, 18:33 Nga DOSJA
Radhët kilometrike/ Policia: Ka fluks, por lëvizet rrjedhshëm,

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht, disa orë pasi qindra qytetarë janë sfilitur për orë të tëra në automjete, duke pritur radhën e gjatë të mjeteve për të ardhur dreht Tiranës.

Përmes një njoftimit në rrjete sociale, ku bashkëngjit edhe pamjet e lëvizjes së mjeteve në aksin Radhimë-Uji i ftohtë, Policia shrkuan se të gjithë efektivët e Rrugores dhe ‘Shqiponjat’ janë në terren, por fluksi i mjeteve është i madh.

Ndër të tjera, në njoftim, policia këshillon qytetarët që për kthim drejt Tiranës, të ndjekin edhe rrugët dytësore si Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë dhe Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.

Njoftimi i plotë 

INFORMACION MBI TRAFIKUN RRUGOR – ORA 20:15. Aksi Radhimë – Uji i Ftohtë, Vlorë, ka fluks automjetesh, por lëviz rrjedhshëm Punonjësit e Policisë Rrugore dhe patrullat me motoçikleta të ‘Shqiponjave’ po monitorojnë gjithë aksin për të parandaluar parakalimet e gabuara që bëhen shkak jo vetëm për përfshirje në ngjarje rrugore, por edhe për bllokim të trafikut të rrjedhshëm të automjeteve. Drejtues mjetesh, KUJDES respektoni rregullat, vendosni rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, mos kryeni manovra në rrugë e mos parakaloni! Përdorni rrugët alternative për hyrjen në Tiranë, në rast fluksi:
Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë.
Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.
Mos shpejtoni se në disa akse ka prezencë të lagështirës në rrugë!
Ndiqni udhëzimet e punonjësve të Policisë për të arritur të sigurt në destinacion!

 

 

INFORMACION MBI TRAFIKUN RRUGOR – ORA 20:15 Aksi Radhimë – Uji i Ftohtë, Vlorë, ka fluks automjetesh, por lëviz rrjedhshëm. Punonjësit e Policisë Rrugore dhe patrullat me motoçikleta të ‘Shqiponjave’ po monitorojnë gjithë aksin për të parandaluar parakalimet e gabuara që bëhen shkak jo vetëm për përfshirje në ngjarje rrugore, por edhe për bllokim të trafikut të rrjedhshëm të automjeteve. Drejtues mjetesh, KUJDES respektoni rregullat, vendosni rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, mos kryeni manovra në rrugë e mos parakaloni! Përdorni rrugët alternative për hyrjen në Tiranë, në rast fluksi: Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë. Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë. Mos shpejtoni se në disa akse ka prezencë të lagështirës në rrugë! Ndiqni udhëzimet e punonjësve të Policisë për të arritur të sigurt në destinacion!

A post shared by Policia e Shtetit (@policiae_shtetit) on

Dosja.al ka raportuar ditën e sitme të ‘dielën e tmerrit’ për qytetarët që aknë zgjedhur të kalojnë një fundjavë pranë detit. Palasa, Radhima, Golemi dhe Elbasani kanë qenë të bllokuara për orë të tëra duke mos lejuar kështu kthimin e qytetarëve në zinat ku banojnë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit trafik ne shqiperi policia e shtetit trafik ne shqiperi

Sondazh

Poll