Aktualitet

Bie gongu! Përfundon afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në universitete

5 Korrik 2020, 20:23 Nga DOSJA
Bie gongu! Përfundon afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve

TIRANË– Afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në universitete është mbyllur ditën e sotme. Në orën 16:00 ra gongu dhe tashmë afati ka mbaruar.

Deri më tani, në Universitetin e Tiranës janë 3 kandidatët për rektor, Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini caktoi datën 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Kjo datë nuk është pritur mirë as nga Partia Demokratike, e cila shprehet se ky vendim lë jashtë votimit 75% të studentëve. PD-ja gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po tenton të kapë universitetin me zgjedhjet e 30 korrikut.

Unioni i Këshillave Studentor përmes një deklaratë zyrtare, shprehet se studentët nuk do të jenë të pranishëm në votime dhe se ky proces pa praninë e tyre është i padrejtë dhe rezultatet e tij nuk do të njihen.

Më herët edhe rektori aktual Mynyr Koni vendosi të mos njohë Këshillin Institucional Zgjedhor si të ligjshëm. Ai shkarkoi nga detyra 5 anëtarët e KIZ.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zgjedhjet ne universitete zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll