Aktualitet

S’ju durua dot! Shoferi ‘shtatanik’ gjen zgjidhjen mes trafikut, fut “ML”-në e bardhë në kanal për të shmangur ra

5 Korrik 2020, 15:53 Nga DOSJA
S’ju durua dot! Shoferi ‘shtatanik’ gjen zgjidhjen mes

TIRANË– Kur ndodhesh në trafik gjëja e parë që të vjen në mednje është si ta shmangësh atë, apo çfarë të bësh për të lëvizur më shpejt. Mirëpo shoferit, videon e të cilit po e shikoni tani, i ka sosur durimi duke pritur në radhët kilometrike me mjetet e tjera dhe ka gjetur një zgjidhje.

Siç shihet edhe në pamje, personi në fjalë që po nget një “Mercedez Benz”, të modelit “ML” me ngjyrë të bardhë, ka vendosur që të mos presë më.

Ai është futur në kanalin që ndan rrugën kryesore me atë dytësore, për të kaluar tek kjo e fundit. Me pak vështirësi, por dhe me kujdes, ai arrin që ta nxjerrë mjetin nga kanali, të kalojë në rrugën dytësore, duke zgjedhur kështu të shmangë trafikun!

Vlen për t’u theksuar se kjo mënyrë, përveç kohës që i minimizoi, i shtoi rrezikun. Personi në fjalë, qoftë burrë apo grua ka shkelur hapur rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar jetën e tij dhe të pasagjerëve të tjerë, nëse ka pasur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet trafiku i makinave trafiku i makinave

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 12:25

POGRADEC– Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, pasi janë kundër ndërtimit të një pike grumbullimi plehrash në...

Aktualitet 5 Korrik 2020, 11:32

VLORË- Radhë kilometrike me makina në Radhimë, Llogara e Palasë.  Qytetarët të cilët këtë fundjavë udhëtuan drejt jugut, po kthehen në banesat e tyre. Resh...