Politike

FOTOT/ Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” kolonelin italian Fabio Cornacchia

5 Korrik 2020, 10:06 Nga DOSJA
FOTOT/ Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’, kolonelin italian Fabio Cornacchia. Motivacioni për titullin sipas presidentit lidhet me kontributin për rritjen e kapaciteteve akademike. Në ceremoni shihet koloneli Cornacchia që merr medaljen, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe të tjerë zyrtarë të dy vendeve.

NJOFTIMI I ILIR METËS: 

Në vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e çmuar në rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të Forcave tona të Armatosura, për promovimin e palodhur të Shqipërisë, dhe rolin e veçantë të tij për forcimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera tradicionale dhe strategjike me Italinë mike, pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Atasheun Ushtarak Italian, Kolonelin Fabio Cornacchia.

Forcat e Armatosura shqiptare dhe ato italiane, duhet të rrisin edhe më tepër nivelin e bashkëpunimit midis tyre, në të gjitha fushat me interesit të përbashkët, për të qenë edhe më të fortë sëbashku në kuadër të NATO-s ndaj sfidave që parashtron koha, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. ?????

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fabio cornacchia ilir meta medaljet e metes fabio cornacchia ilir meta medaljet e metes

Sondazh

Poll