Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, vdes 53-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

4 Korrik 2020, 20:44 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Itali, vdes 53-vjeçari shqiptar

ITALI- Një aksident i rëndë është shënuar sot në Ital dhe i ka marrë jetën një shqiptari. Sipas medieve vendase, ka humbur jetën një emigrant shqiptar në Mezzina të Italisë.

Më tej raportohet se në aksident është përfshirë një kamionçinë dhe një furgon pasagjerësh dhe nga përplasja ka vdekur 53-vjeçari shqiptar, Kujtim Farruku.

Mediat vendase bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur një ditë më parë, por sot Farruku ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur tu mbijetojë dot plagëve të marra.

Tragjedia për shqiptarin shtohet më tej, pasi bëhet me dije se 53-vjeçari pak vite më parë ka humbur në aksident djalin e tij 20-vjeçar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim farruku vdes shqiptari ne aksident vdes shqiptari ne itali kujtim farruku vdes shqiptari ne aksident vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll