Bota

Qytetari në Kosovë rezulton për herë të dytë pozitiv me Covid-19,  i infektuari: Virusi më agresiv se herën e parë

3 Korrik 2020, 19:25 Nga DOSJA
Qytetari në Kosovë rezulton për herë të dytë

KOSOVË- Një qytetar nga Koosvë ka rezultuar për herë të dytë pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për Petrit Bylykbashi i cili  ishte diagnostikuar me koronavirus 3 muaj më parë me koronavirus dhe pikërisht pas një kohe të gjatë kur mendonte se ishte shëruar me koronavirus ka rezultuar përsëri i infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Bylykbashi nëpërmjet rrjeteve sociale ku ka theksuar se Covid-19 këtë herë është më agresiv se herën e parë dhe organi më i prekur i tij janë mushkëritë.

Bylykbashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se këtë herë virusi, është shumë më agresiv dhe po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, në mushkëri. Ndërkohë ai ka shtuar se herën e parë nuk është infektuar asnjë person nga ai sakaq ka uruar që e njëjta gje të jetë edhe ketë herë.

Postimi i plotë i të infektuarit:

Ky virus i ccuditshem!

Mbas 4 ditëve  të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/percjellje të gjendjes disa oreshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem që unë me u ritestu per Covid19, fatëkeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë me agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtu herën e parë, direkt në mushkëri.

Të jem real, duke qenë i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infekuar kam pas në shumë raste.

Herën e parë fatmirësisht nuk është infektuar askush nga unë, po uroj qe kjo e njëjta me ndodh edhe këtë  here, unë prap nga sot jam i veteizoluar për aq kohë sa te jetë e nevojshme.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove petrit bylykbashi koronavirusi ne kosove petrit bylykbashi

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2020, 17:35

GJERMANI- Parlamenti gjerman ka miratura ditën e sotme një projektligj ku parashikohet heqja e e Gjremanisë nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2038. Kjo ka a...