Bota

Rendohet bilanci në Kosovë/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 114 raste të reja, shërohen 117  pacientë

3 Korrik 2020, 19:41 Nga DOSJA
Rendohet bilanci në Kosovë/ Në 24 orët e fundit regjistrohen

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vend dhe numri në total i të infekrtuarve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 3.178 persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 117 persona të prekur nga koronavirusi dhe numri në total i perosnave që kanë fituar betejën me Covid-19 ka shkuar në 1.824 raste.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2020, 17:35

GJERMANI- Parlamenti gjerman ka miratura ditën e sotme një projektligj ku parashikohet heqja e e Gjremanisë nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2038. Kjo ka a...