Bota

Plas ‘sherri’ mes femrave në SHBA/ Përshkallzohet situata, gruaja nxjerr armën dhe  kërcënon nënën me dy vajzat

3 Korrik 2020, 19:04 Nga DOSJA
Plas ‘sherri’ mes femrave në SHBA/ Përshkallzohet situata,

SHBA– Një shwrr mes femrave ka ndodhur ditën e sotme në SHBA. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e regjistruar në një parking në Orion Township, Michigan ku shihet se pasi debati është  përshkallëzuar, një grua nuk arriti të përmbante nervat dhe nxorri një armë, duke ia ka drejtuar një gruaje dhe dy vajzave të saj.

Pas pamjeve të publikuara, mediat vendase kanë bërë të ditur se shoferi dhe gruaja që mbante armën janë arrestuar. Kjo e fundit tashmë po përballet me akuzën për armëmbatje pa leje.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje shefi i policisë  i Oakland, Michael Bouchard mbajti një konferencë për media duke folur për rastin dhe shpërndau pamjet, të cilat tashmë janë bërë virale. Në momentin e konfliktit, policia mori 6 telefonata për ngjarjen që mund të përfundonte në tragjedi.

Bouchard tregoi se kishte dëshmi të ndryshme rreth ngjarjes, të cilat janë dërguar në prokurori për hetime të mëtejshme.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2020, 17:35

GJERMANI- Parlamenti gjerman ka miratura ditën e sotme një projektligj ku parashikohet heqja e e Gjremanisë nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2038. Kjo ka a...