Aktualitet

“Është e shtrenjtë dhe e pakthyeshme”, Skëndër Brataj thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat kundër COVID-19, të mos

3 Korrik 2020, 14:59 Nga DOSJA
“Është e shtrenjtë dhe e pakthyeshme”,

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një reagim në mediat sociale u ba bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat kundër COVID-19. Në reagimin e tij, Brataj shkruan se jeta është e shtrenjtë dhe e pakthyeshme ndaj nuk duhet lejuar që moszbatimi i rregullave ta kërcënojë atë.

Më tej ai shkruan se masak duhet mbajtur në ambientet e mbyllura, duhet ruajtur distanca fizike, të zbatohet rregullat e higjienës dhe të mos lejohen të tjerët t’i shkelin këto rregulla.

“Shqipëtar kudo ndodhesh!! Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla: 1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura 2. Mbaj distancën 1.5 metër 3. Zbato rregullat e higjenës 4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla”, shkruan kreu i Urgjencës Kombëtare.

Ky reagim i kreut të Urgjencës Kombëtare vjen në një ditë kur në Shqipëri është shënuar rekord me rastet ditore të konfirmuara me COVID. Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat ka bërë me dije se sot janë konfirmuar 90 raste me koronavirus dhe 3 pacientë në Infektiv kanë humbur jetën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 skender brataj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 skender brataj

Sondazh

Poll