‘Në Belgjikë e priste një vajzë marokene”/ Gazetarja Lala tregon detaje nga vrasja e Hekuran Billës, 40-vjeçari kishte
3 Korrik 2020, 12:55Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me jetën e Hekuran Billës, 40-vjeçarit që u vra pak javë më parë tek “Komuna e Parisit”.
Në fjalën e saj, e ftuar në studion e “News24”, Lala ka treguar se Billa ishte kthyer në Shqipëri që të hiqte dorë nga bizneset e tij, për të vazhduar jetën në Belgjikë, ku e priste një femër. Sipas gazetares, Billa e kishet kuptuar që agresorët po i “vinin rrotull” ndaj kishte vendosur të dilte jashtë vendit.
“Në Belgjikë, Hekuran Billa kishte një partnere marokene. Priste të fejohej me të dhe të krijonte një familje. Ai kishte hyrë nga Kosova në Shqipëri. Kishte ardhur që të jepte firmat për bizneset e tij dhe të vazhdonte jetën e tij në Belgjikë. Mund ta kenë kuptuar se po i “vërtiteshin”. Sa i përket dëshmisë së Adiola Lakrës, ka përgjime ambientale që hedhin poshtë alibinë e asaj,”-tha gazetarja Lala.
Më 11 qershor, biznesmenit Hekuran Billa iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit “BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali. Marku u mbrojt disa ditë më parë në gjykatë duke thënë se në momentin e vrasjes ndodhej në Mal të Zi. Gjithashtu e arrestuar nga Policia është edhe Adiola Lakra, e cila dyshohet se ka nxjerrë në pritë 40-vjeçarin.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre.Mësohet se një mjet tip fuoristradë ka përplas...
Aktualitet 3 Korrik 2020, 12:37
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje për të shkuarën e Nuredin Dumanit, i cili u shpall sot në kërkim pasi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e dy vëllez...
TIRANË– Shefja e shërbimit të Pediatrisë në QSUT, Xhorxhina Kule ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e një foshnje 2 muajsh, i prekur nga koronavirusi...
TIRANË- Mbyllet mini-bashkia nr.2 në Tiranë. Menjëherë pas publikimit të lajmit nga Dosja.al se është është infektuar një kryetar njësie bashkiake në Tiran...
TIRANË– Futbollisti i njohur, Edon Hasani, është viktima më e fundit e grabitqarëve të jetës virtuale që iu drejtua policisë dhe kërkoi ndihmë. Si&cc...
TIRANË– Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në Tiranë, por fatmirësisht asnjë drejtuesja e mjetit nuk është lënduar. Shërbimet e zjarrfiksës kanë bër...
Aktualitet 3 Korrik 2020, 11:47
DURRËS– Degjeneron sherri mes dy personave në Durrës. Një i mitur, 17 vjeç me iniciale A.M., ka plagosur me kaçavidë në krah një 31-vje...
TIRANË– Aktori Laert Vasili ka marrë përsipër t’u tregojë qytetarëve se si vendoset maska që të mbron nga Covid-19. Përmes një videoje të publikuar nga min...
TIRANË– Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 11 vite burg Gentjan Durakun, i cili akuzohej për vjedhjen e 29 bane...
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 9 korrik seancën paraprake për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Shkak për shtyrjen e seancës gj...