Aktualitet

FOTOT-SKANDALI/ Ministria e Turizmit s’merret vesh me Mbrojtjen… Anija me 70 turistë kthehet pas për të tretën h

3 Korrik 2020, 14:13 Nga DOSJA
FOTOT-SKANDALI/ Ministria e Turizmit s’merret vesh me Mbrojtjen…

VLORË- Ekonomia shqiptare po përpëlitet për t’u ringritur pas goditjes që 2 muaj izolim për shkak të pandemisë i dhanë motorit të zhvillimit. Sytë janë kthyer nga turizmi, si e vetmja “industri” që mund të sjellë konsum e vende pune.

Kufijtë janë ende të mbyllur, dhe ata të paktit avionë që vijnë në Shqipëri, janë me turistë që kanë ndërmarrë rrezikun për të ardhur në vendin tonë. Por, duket se mungesa e komunikimit mes institucioneve do të vijojë të shkaktojë probleme edhe në këtë sezon të vështirë.

Dosja.al ka mësuar se për të tretën herë, një anije me turistë është kthyer në Ishullin e Sazanit. Anija, me 70 turistë në bord, ka shkuar për të vizituar perlën e jugut, por është përballur me një surprizë të hidhur.

Ministria e Mbrojtjes nuk lejon hyrjen në këtë ishull, ndërsa Ministria e Turizmit jep një urdhër paralel për hapjen e destinacionit për të gjithë vizitorët. Anija u nis për herë të tretë dhe deri në momentin e botimit të këtij artikulli, turistët janë në det të hapur, të kthyer si refugjatë e jo si qytetarë evropianë që kanë zgjedhur të harxhojnë para në bregdetin shqiptar.

Dosja.al ka siguruar urdhërin e ministrisë së Mbrojtjes ku thuhet se lejohet hapja e Ishullit të Sazanit, ndërsa burime në këtë dikaster sqaruan se është e padiskutuar që urdhëri përfshin vizitën në këtë ishull.

Ndërkohë që komandanti  që ka përgjegjësinë e ruajtjes së zonës, lëshon ushtarët për të kthyer pas turistët, me argumentin se në urdhër nuk përfshihet vizita në Sazan.

Derisa institucionet të bien dakord me njëri-tjetrin se kush ka të drejtë, anija me turistë do të jetë larguar, gjetiu, me shijen e hidhur se kush i pret dhe i merr paratë e tyre në Shqipëri.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishulli i sazanit olta xhacka sezoni turistik 2020 ishulli i sazanit olta xhacka sezoni turistik 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Korrik 2020, 12:37

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje për të shkuarën e Nuredin Dumanit, i cili u shpall sot në kërkim pasi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e dy vëllez...