Aktualitet

Jo vetëm Anisa, zbulohet detaji tjetër i rëndë nga horrori në Kombinat, edhe nëna Zhaneta kishte disa ditë që qëndronte

3 Korrik 2020, 14:14 Nga DOSJA
Jo vetëm Anisa, zbulohet detaji tjetër i rëndë nga horrori

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me horrorin që ndodhi në Kombinat. Burime nga nga Morgu në Tiranë ku ndodhen trupat e pajetë të Zhaneta Josifit dhe vajzës së saj Anisës, bëjnë me dije se 56-vjeçarja nuk kishte ndërruar jetë ditën që u gjet nga Policia.

Madje, të njëjtat burime shtojnë se gruaja e familjes kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë u zbulua një natë më parë në Kombinat. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë bashkëjetuar për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34 vjeçe.

Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ndërsa fqinjët dhe burime për Dosja.al saktësuan se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”.

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, vetë e reja e mbijetuar mësohet të ketë thënë se

Ajo ka dalë mbanë të ringjallet ndërsa e ëma që ka vdekur e ka prishur sakrificën. Aktualisht, e reja është dërguar në spitalin psikiatrik ku do të kurohet për probleme me shëndetin mendor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Korrik 2020, 12:37

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje për të shkuarën e Nuredin Dumanit, i cili u shpall sot në kërkim pasi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e dy vëllez...