Aktualitet

E bënin pushim vetëm të dielën, GJKKO vendos 7.4 vite burg për ‘skifterin’ Gentjan Duraku, ‘makthi’ i gjermanëve m

3 Korrik 2020, 11:42 Nga DOSJA
E bënin pushim vetëm të dielën, GJKKO vendos 7.4 vite burg

TIRANË– Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 11 vite burg Gentjan Durakun, i cili akuzohej për vjedhjen e 29 banesave të ndryshme në Gjermani që nga viti 2015-2017. Pavarësisht se është dënuar me 11 vite burg, Duraku do të vuajë vetëm 7 vjet e 4 muaj për shkak të zbritjes së 1/3 së dënimit.

Ai akuzohej për: “vjedhja” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Edhe pse të dëmtuarit gjermanë, u ftuan nga Gjykata për të qënë të pranishëm në sallë, askush prej tyre nuk ka ardhur.

Mësohet se grupi i ‘skifterave’ në të cilin Duraku bënte pjesë  kryente vjedhjet nga e hëna në të shtunë, ndërsa të dielën kishin vendosur që ta bënin pushim. Por jo të gjithë ishin “profesionistë” pasi një prej tyre ka shkaktuar vetëm dëme duke mos arritur të vjedhë asgjë me vlerë.

Nga grupi, i cili kishte si pjesëtarë rreth 40 persona, janë dënuar në Gjermani edhe dy persona të tjerë të identifikuar si Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentjan duraku gentjan duraku

Sondazh

Poll