Aktualitet

3 Korrik 2020, 11:47 Nga DOSJA

DURRËS– Degjeneron sherri mes dy personave në Durrës. Një i mitur, 17 vjeç me iniciale A.M., ka plagosur me kaçavidë në krah një 31-vjeçar. Plagosja ka ardhur nga një konflikt që ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka degraduar në përdorimin e mjeteve të mprehta. 31-vjeçari me iniciale D.V., aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e shtetit durres policia e shtetit

Sondazh

Poll