Politike

Halit Valteri zbulon lëvizjet brenda opozitës së re: Do ketë parti tjetër, do lançohet në shtator

2 Korrik 2020, 20:45 Nga DOSJA
Halit Valteri zbulon lëvizjet brenda opozitës së re: Do ketë

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’  ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator. Valteri thotë se 11 deputetët e grupit parlamenter demokrat janë ish- funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish- kryetarët e PD që Basha i nxori jashtë listave.

Më tej deputeti theksoi se ka kontakte të përditshme me strukturat dhe së shpejti do të jetë partia e re.

‘’Keni parë marrëveshjen e 17 majit. Jemi produkt i asaj marrëveshjeje. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është as për Halitin, as për Andin. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, është popullore. Nuk e di pse i trembet Basha, Rama dhe Kryemadhi. 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë funksionarë në PD, të ardhur nga baza e PD. Kanë kontakte me bazën dhe votuesit. Kanë kontaktuar me ish- kryetarët e PD. Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator. ‘’- tha Valteri.

Marrë nga Balkanweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri halit valteri

Sondazh

Poll