Politike

“Ekonomia është tkurrur me 5 %”, Hoti tregon planet ekonomike: Paketë rimëkëmbjeje 400 mln euro këtë vit

2 Korrik 2020, 20:42 Nga DOSJA
“Ekonomia është tkurrur me 5 %”, Hoti tregon planet

TIRANË- Kryeministri  i Kosovës Avdullahh Hoti mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ku ndër të tjera ka folur edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Në fjalimin  e tij ai ka deklaruar se ekonomia e vendit ka rënë me 5%, dhe fondi i vendosur nga qeveria  për rimëkëmbjen e saj është një paketë 400 milionë euro për këtë vit. Ndërkohë ai ka thënë se për vitin tjetër është parashikuar që të jepet një fond prej 1.2 miliardë euro.

Vlerësimet tona janë që ekonomia është zvoglu 5%, fondi i paketës është 400 milionë euro për këtë vit. Vitin e ardhshëm planifikojmë të fusim në ekonomi 1.2 miliardë euro.

Për shkak të pandemisë ka nisur të bëhet një riorientim i ekonomisë. Ka një zhvendosje të kompanive ndërkombëtare nga Kina drejt Europës. Unë besoj se Ballkani Perëndimor mund të përfitojë shumë nga kjo. Fondi për rimëkëmbje ekonomike dhe plani për zhvillim më afatgjatë prej 1.2 miliardë euro unë mendoj se do ta ndërrojnë peizazhin ekonomik të vendit.  E treta, nëse do të arrijmë progres në procesin e dialogut do ta heqim premiumin e riskut që vjen nga mos adresimi i një problemi politik mes dy vendeve. Shto kësaj edhe fondi për rimëkëmbje i BE që unë shpresoj të jetë për Ballkanin Perëndimor rreth 10 miliardë euro.” është shprehur Hoti.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti koronavirusi ne kosove avdullah hoti koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll