PolitikeRajoni

Prezantohet Projektligji për Qeverinë e Kosovës/ 3 zv.kryeministra dhe 15 ministri, ja si do të ‘ndërtohet’ kabineti i Hotit

Në dokumentin e prezantuar, janë përcaktuar se do të jenë tre zv. kryeministra e 15 ministri. Gjithashtu për qeverinë e Abdullah Hotit, do të angazhohen 40 zëvendësministra si dhe rreth 250 këshilltarë politikë.
Featured image of article: Prezantohet Projektligji për Qeverinë e Kosovës/ 3 zv.kryeministra dhe 15 ministri, ja si do të ‘ndërtohet’ kabineti i Hotit Besnik Tahiri

KOSOVË– Ditën e sotme zv.kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka prezantuar Projektligjin për Qeverinë.

Në dokumentin e prezantuar, janë përcaktuar se do të jenë tre zv. kryeministra e 15 ministri. Gjithashtu për qeverinë e Abdullah Hotit, do të angazhohen 40 zëvendësministra si dhe rreth 250 këshilltarë politikë.

Ndër të tjera ai ka thënë se do të ndalohet krijimi i trupave shtesë me funksione paralele duke shtuar se  ky Projektligj do të sjell organizim dhe funksionim më të mirë të Qeverisë.

“Projektligji parashikon 3 zëvendës kryeministra, 15 ministri, 2 ministri në diskrecion të mandatarit. Rreth 40 zëvendësministra, rreth 250 këshilltarë politikë dhe nën-punës të kabineteve. Nuk ka ministra pa portofol. Ndalohet krijimi i trupave shtesë me funksione paralale”, ka thënë Tahiri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera ai ka folur edhe rreth përfshirjes së mundshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Qeverinë Hoti i cili ka theksuar se  ende nuk kanë dikutuar në lidhje me këtë   çështjeje as në nivel politik dhe as në atë qeverisës. Ai  ka shtuar se për këtë gjë do të pritet deri në shtator dhe kjo për arsye të vendimit të aktakuzës ndaj presidentit.

“E para e punës, ne jemi në punë dhe sa po flasim nuk ka një aktakuzë për presidentin dhe nuk ka asnjë diskutim rreth kësaj teme, as në nivel politik e as në nivel qeverisës. Tash ajo që duhet të them është që situata është momentalisht jemi në pritje çka ndodh deri në shtator do të dihet, a do të ketë apo nuk do të ketë aktakuzë për presidentin, mirëpo deri tash ai nuk ka aktakuzë, është në detyrë dhe nuk ka asnjë diskutim rreth kësaj teme, plus nuk është kryetar i PDK-së, plus ne e kemi shumicën. Kështu që, nuk ka asnjë diskutim edhe nuk kam asnjë përgjigje tjetër, nuk ka kurrfarë diskutimi”, tha Tahiri.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment