Marrin fund ditët e nxehta/ Reshje shiu, stuhi, shtrëngata dhe breshër, ja zonat ku moti do të jetë i keq në fundjavë
2 Korrik 2020, 14:06Nga DOSJA
TIRANË- Ditët e nxehta do të marrin fund këtë fundjavë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e nesërme në vendin tonë moti do të jetë i paqëndrushëm.
Sinoptikanët thonë se moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat në zonat malore-kodrinore dhe do të shoqërohet me reshje shiu, të cilat do të jenë të herë pas herëshme.
Moti pritet të nisë me kthjellime por gradualisht do të shtohen vranësirat që do të variojnë mesatare deri të dendura, por duke përjashtuar vijën bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore ku reshjet do të jenë lokale, afatshkurtra dhe në formë pikash.
Në zonat kodrinore – malore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e stuhive dhe shtrëngatave por nuk përjashtohen edhe rrebeshet e shkurta me breshër.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të ruajtjes së sigurisë gjatë sezonit turistik, 1600 policë.Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se efektivët...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 35-vjeçar me inciale K.I., pasi aksidentoi për vd...
GRAMSH– Një person, i identifikuar si kryeplaku i fshatit Kotorr në Gramsh dhe shtatë të tjerë janë vënë në pranga nga Policia e Gramshit. Sipas njoftimit...
TIRANË– 2 korriku i vitit 1990 shënon për shqiptarët një datë historike. 30 vite më parë mijëra shqiptarë hynë në ambasada duke shkaktuar një eksod të madh...
DIBËR-Transporti ndër-qytetas në Dibër po has në vështirësi të mëdha, si pasojë e protokolleve anti-covid, të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Ata ...
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë për Gjekson Pusin, i cili është arrestuar pak ditë më parë. Për të akuzuarin si bashkëpunëtor në v...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku u ka dërguar pusullën katër subjekteve të radhës, në këtë qytet. Dosja....
TIRANË– Shoqata Transporti Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve ka denoncuar publikisht disa prej operatorëve që kanë nisur punën.Sipas deklarat...