Aktualitet

I morën 500 euro për t’i kaluar jashtë kufirit, kapet ruloti me 20 emigrantë të paligjshëm në Korçë, pranga 3 persona

2 Korrik 2020, 14:01 Nga DOSJA
I morën 500 euro për t’i kaluar jashtë kufirit, kapet

KORÇË– Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona nga Tirana për transport të paligjshëm emigrantësh. Ata u kapën në flagrancë duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm.

Kundrejt shumës prej 500 eurosh, ata u kishin premtuar këtyre shtetasve se do t’i sillnin nga fshatim Eçmenik i Devollit drejt Tiranës dhe më pas do t’i kalonin drejt Malit të Zi.

Njëri prej të arrestuarve po drejtonte rulotin me të cilin po transportoheshin emigrantët, kurse dy të tjerët po e shoqëronin me makinë. Të tre këta shtetas tentuan që t’i shmangeshin policisë, por përfunduan në pranga.

Brenda ditëve të fundit në vendin tonë janë shënuar disa raste të trafikut të emigrantëve që vijnë nga vendet arabe.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te peligjshem ne korce trafiku i emigranteve te paligjshem emigrante te peligjshem ne korce trafiku i emigranteve te paligjshem

Sondazh

Poll