Sport

Ilir Daja bie si pistë, Shkëndija merr vendimin për çështjen e trajnerit

2 Korrik 2020, 10:42 Nga DOSJA
Ilir Daja bie si pistë, Shkëndija merr vendimin për

Ilir Daja nuk do të jetë trajner i Shkëndijën. Edhe pse emri i tij është përmendur shumë, tani nuk ka më mëdyshje.

Abc News raporton se Ernest Gjoka do të jetë në krye të Shkëndijës edhe për sezonin e ardhshëm. Në sezonin aktual, të mbyllur para kohe për shkak të situatës pandemike në Maqedinë e Veriut, gjërat nuk shkuan shumë mirë. Gjoka dhe Shkëndija nuk mundën dot të luftonin të paktën për vendin e dytë, që i çonte në Champions League, dhe e mbyllën në një pozicion më poshtë me një pikë më pak.

Tani Gjoka e njeh më mirë kampionatin maqedonas, sikurse edhe ekipin e tij. Kështu ai do të mund të bëjë lëvizjet që do, së bashku me drejtuesit, që në fund të sezonit të ardhshëm të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Maqedonisë së Veriut.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjoka ilir daja skenderbeu gjoka ilir daja skenderbeu

Sondazh

Poll