Aktualitet

Pas protestave vjen paqja/ Banorët e Labinot-Fushës shënojnë “fitore” ndaj Gjergj Lucës. Ç’ndodhi në takimin 90 min

1 Korrik 2020, 20:24 Nga DOSJA
Pas protestave vjen paqja/ Banorët e Labinot-Fushës shënojnë

ELBASAN– Banorët e Labinotit- Fushë kanë arritur “fitoren” e parë ndaj kompanisë së peshkut “Rozafa”, e drejtuar nga Gjergj Luca. Mësohet se pasditen e sotme, banorët e fshatit janë ulur në një takim me Lucën, ndërsa pjesmarrës ka qënë edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja.

Për më shumë se 90 minuta mësohet se palët kanë parashtruar të gjitha shqetësimet e tyre, ndërsa banorët kanë marrë siguri nga Llatja se çdo projekt në zonë do të konsultohet më parë me ta.

Kështu që ata i kanë kërkuar që rruga të mos hapet më shumë se 5 metra dhe të merren masa ndaj ndotjes që do të shkaktohet nga fabrika e përpunimit të peshkut. Të dyja palët kanë vendosur që të gjitha premtimet të shkruhen në një akt noterial për të siguruar se do të zbatohen.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, një grup protestuesish ishin mbledhur para biznesit të tij duke kërkuar plotësimin e kushteve të tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian llatja gjergj luca protesta ne labinot gentian llatja gjergj luca protesta ne labinot

Sondazh

Poll