“Fatmir Haklaj betohej se do vriste Azem Hajdarin”/ Zylfie Haklaj nuk përmbahet, kërkon prova për dokumentin e SHISH: Bol
1 Korrik 2020, 18:50Nga DOSJA
TIRANË– Zylfie Haklaj, motra e Fatmir Haklajt ka reaguar pas publikimit të dokumentit të Shërbimit Informativ të Shtetit, në të cilin shkruhet se vëllai i saj betohej se do të vriste 18 persona, mes tyre edhe deputetin demokrat Azem Hajdarin.
Ajo ka reaguar lidhur me dokumentin duke pretenduar se vëllai i saj nuk e ka bërë kurrë një betim të tillë, duke kërkuar edhe provat në të cilat bazohet SHISH për një pretendim të tillë, duke kërcënuar se do t’i drejtohej drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes.
Më tej në reagimin e saj, Zylfia shkruan se prej më shumë se dy dekadash ndaj familjes së saj janë bërë aludime dhe akuza nga më të ndryshmet.
“Ne si familje nuk e dimë një gjë të tillë, kemi prova e fakte që Fatmir Haklaj kurrë nuk e ka bërë një betim të tillë. Kërkojmë dëshminë që SHIK-u bazohet ose do t’i drejtohem drejtësisë. Këtu lind pyetja a janë të gjithë njerëzit e barabartë përpara ligjit? A është e barabartë jeta e çdo qytetari, i veshur apo jo me pushtet? Deri kur do të vazhdohet kështu? Duke bërë dallime mes njerëzish, edhe pas gati 30 vitesh nuk ka drejtësi për shumë e shumë shqiptarë ndërsa për disa edhe pas 22 vitesh vazhdojnë supozime, halucinacione si skizofrenë duke bërë lloj lloj shpifjesh të ndryshme. Boll më me shpifje e spiunazhe të spiunëve të Salihit të trashëguar nga e kaluara e tij e ndyrë,”-shkruan Zylfija.
Por në dokumentin e publikuar nga SHISH shpjegohet qartë se Fatmir Haklaj e kishte qëllimin e jetës të vriste Azem Hajdarin, se ai kishte gatitur disa kurthe, që deputeti i PD-së të vinte në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, e të tjera. Informacioni, që mban përfund firmën e titullarit të SHIK, Fatos Klosi, i është dërguar Ministrit të Rendit Publik, Perikli Teta me qëllim që policia të bënte punën e saj.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme përdorimin e fondit prej 316.9 milion lekësh për programin e rindërtimit për bashkitë Mirditë, Vorë...
KAVAJË -Një banesë në Kavajë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se bëhet fjalë për një apartament në katin e dytë të një pallati, në lagj...
BULQIZË– Një sherr i nisur për motive të dobëta mes tre shokëve, ka sjellë dy të plagosur me thikë. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00 në Bulqizë, dy vëlle...
TIRANË -Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimit në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ku edhe ka konstatuar shkelje dhe problemati...
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë e konsideroi përballjen e saj me vetingun një “rast uni...
TIRANË– Kosova ka zgjedhur që të shtyjë të gjithë kosovarët që të zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar. Përmes një slogani të një sezoni turistik, as...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme tek zona e njohur si “Pallati me shigjeta”, ku një motoçikletë ka përplasur një këmbësore.40-vje&cc...
TIRANË- Shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti ishte i ftuar në studion e Abc News, i cili ndër të tjera foli për situatën e koronavirusit në vend,...