Aktualitet

Sherr mes tre shokëve! ‘Kërcet’ thika e plagosen dy vëllezër, njëri niset me helikopter drejt Tiranës

1 Korrik 2020, 18:31 Nga DOSJA
Sherr mes tre shokëve! ‘Kërcet’ thika e plagosen dy

BULQIZË– Një sherr i nisur për motive të dobëta mes tre shokëve, ka sjellë dy të plagosur me thikë. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00 në Bulqizë, dy vëllezër janë plagosur nga shoku i tyre. 

Policia ka bërë të ditura vetëm inicialet e tyre dhe gjendjen e tyre shëndetësore pas konfliktit me armë prerësë. E.T., ka qëlluar me thikë  D.N., dhe A. N., (vëllezër), njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa gjendja e vëllait tjerët është më e qëndrueshme pasi ai po merr ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit. 

Menjëherë pas sherrit, Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar me shpejtësi. Ndërkohë grupi hetimor ka vijuar me punën në terren për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T.,  ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër),  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize plagosje ne bulqize bulqize plagosje ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Korrik 2020, 15:48

Prej me shumë se 5 muajsh, OFL i është vënë pas parasë kriminale në vend. Në fokus të emisionit “Unpublished” është pikërisht ky aksion i cili ka filluar të bëj...