Aktualitet

Grantet e rindërtimit, miratohet fondi për rikonstruksionin e banesave në bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë

1 Korrik 2020, 18:46 Nga DOSJA
Grantet e rindërtimit, miratohet fondi për rikonstruksionin e banesave

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme përdorimin e fondit prej 316.9 milion lekësh për programin e rindërtimit për bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë. Këto para do të përdoren për rikonstruksionin e banesave individuale dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Fondi do të ndahet në 29 milion e 820 mijë lekë për Bashkinë e Mirditës, 176 milion e 250 mijë lekë për Vorën dhe 110 milion e 900 mijë lekë për Bashkinë Rrogozhinë.

Banorët e Vorës ndërkohë u ngritën në protestë pak ditë më parë, pas dështimit të dëgjesës publike. Ata kundërshtuan planin e rindërtimit të paraqitur nga Bashkia. Banorët pretendojnë se nuk janë informuar për llojin e banesës së tyre të re dhe vendin se ku do të ndërtohet. Gjithashtu ata kërkuan kontratat për banesat e reja, pasi përndryshe nuk firmosnin për shembjen.

(g.sh./dosja.al) 

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fondi i rindertimit rikonstruksioni i banesave termeti i 26 nentorit fondi i rindertimit rikonstruksioni i banesave termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll