Sport

EKSKLUZIVE/“Shkëndija është një ekip që kërkon gjithmonë trajner të mirë”, ja si përgjigjen drejtuesit tetovar në

1 Korrik 2020, 11:05 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/“Shkëndija është një ekip që

TETOVË-Ilir Daja është njeriu më i kërkuar i momentit.Trajneri i Skënderbeut po bën një punë kolosale në Korçë dhe ofertat në drejtim të tij janë gjithnjë e në rritje. Tirana e dëshiron me patjetër, bardheblutë do të përpiqen që në Kupat e Europës të prezantohen me emrin e Dajës, ndërkohë nga ana tjetër Shkëndija e Tetovës po përpiqet me çdo kusht të josh trajnerin e Skënderbeut. Dosja.al kontaktoi drejtuesit e Shkëndijes së Tetovës. Sipas asaj që filtron brenda klubit tetovar, bisedimet vazhdojnë përpara, edhe pse nuk ka asgjë për ta quajtur akordin të arritur. Natyrisht, për momentin klubi nuk zbilancohet në deklarata e as tekniku nuk mund të quhet i larguar nga bardhekuqtë, por në përfundim të kampionatit aktual, palët mund të përafrohen në ide.

“Ilir Daja në fund të sezonit del i lirë nga Skënderbeu, Shkëndija është një ekip që gjithmonë kërkon trajner të mirë. Zyrtarisht Ernest Gjoka është trajner i Shkëndijes dhe ndërkohë Daja vijon sezonin me Skënderbeun që ka akoma ndeshje. Unë si e shoh situatën nuk isha nxituar të them po ose jo. “ Ishte përgjigja e drejtuesve të Shkëndijes së Tetovës.

Ndërkohë nga ana tjetër në çdo përfundim të ndeshjes, Ilir Daja gjithmonë përgjigjet.

“Jam trajner i Skënderbeut”, duke mos preferuar të komentojnë zërat që e lidhin me merkaton.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja shkendija skenderbeu ilir daja shkendija skenderbeu

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2020, 22:14

SPANJË– Barcelona harron të fitojë. Kundër Atletico Madrid, katalanasit ndalen brenda në shtëpi në një barazim 2-2,ndalesë kjo që afron gjithnjë më s...