Sport

30 Qershor 2020, 22:14 Nga DOSJA

SPANJË– Barcelona harron të fitojë. Kundër Atletico Madrid, katalanasit ndalen brenda në shtëpi në një barazim 2-2,ndalesë kjo që afron gjithnjë më shumë Realin e Madridit me titullin kampion. Nëse madrilenët fitojnë të enjten ndaj Getafes diferenca mes tyre do të shkojë në +4 pikë dhe 5 javë para fundit të sezonit fitimi titulli do të kthehej në formalitet për Los Blancos.

Në Camp Nou, Barça edhe pse kaloi dy herë në avantazh u arrit në të dyja rastet nga Los Colchoneros. Një devijim i pafat i Diego Costës i dha avantazhin Barcelonës shumë shpejt, por Saul në minutën e 19-të barazoi shifrat me penallti. Po më 11-metërsh Messi shënoi golin e 700-të në karrierë duke kaluar Barcelonën në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Një gol në stilin Panenka për Messin për ta bërë edhe më të veçantë këtë finalizim jubilar.

Por festa e Barçës zgjati pak sepse me një tjetër penallti Saul barazoi shifrat, 11-metërsh që për pak sa nuk u prit nga Ter Stegen. Ky rezultat mbeti i mbërthyer deri në fund dhe kënaqi më shumë Atleticon sesa Barcelonën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid barcelona messi saul atletico madrid barcelona messi saul

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2020, 09:54

TORINO-Cristiano Ronaldo mbetet njeriu i rekordeve, brenda dhe jashtë fushave të blerta. I jashtëzakonshëm për cilësitë e tij si futbollit, por edhe për shpenzi...