Sport

VIDEO/Dybala-Ronaldo dhe Costa mrekullojnë Juventusin, bardhezinjtë mundin Genoa-n mes spektaklit

30 Qershor 2020, 21:54 Nga DOSJA
VIDEO/Dybala-Ronaldo dhe Costa mrekullojnë Juventusin, bardhezinjtë

ITALI-Juventus fiton 3-1 përballë Genoa-s për javën e 29-të të Serie A. Bardhezinjtë konfirmojnë epërsinë në renditje dhe rikthehen edhe një herë katër pikë larg nga Lazio e vendit të dytë. Një pjesë e parë e mbyllur pa gola, bardhezinjtë tregojnë gjithë potencialin në pjesën e dytë. Fillimisht Dybala në minutën e 50’ u argëtua me mbrojtjen kundërshtare duke arritur të çojë topin në rrjetë.

6 minuta më vonë, Ronaldo do të shënonte një super gol duke i dhënë avantazhin e dyfishtë bardhezinjve. Për tu bashkuar me dy golashënuesit e tjerë, Douglas Costa shënoi gjithashtu një perlë në minutën e 73’, për të konfirmuar se kjo ishte nata e supergolave. Ndërkohë për kuqeblutë goli i nderit u realizua nga Pinamonti në minutën e 76.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport costa dybala genoa juventus ronaldo costa dybala genoa juventus ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2020, 09:54

TORINO-Cristiano Ronaldo mbetet njeriu i rekordeve, brenda dhe jashtë fushave të blerta. I jashtëzakonshëm për cilësitë e tij si futbollit, por edhe për shpenzi...