Aktualitet

“Markun se kam takuar prej muajsh…”/ Gjekson Pusi dëshmon mbi eliminimin e Hekuran Billës, jep ALIBINË, rol

1 Korrik 2020, 14:59 Nga DOSJA
“Markun se kam takuar prej muajsh…”/ Gjekson Pusi

TIRANË– Gjekson Pusi, i arrestuari i tretë për vrasjen e Hekuran Billës, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen edhe pse akuzohet se ka qënë shofer në makinën nga e cila Viktor Marku, qëlloi ndaj biznesmenit 40-vjeçar.

I marrë në pyetje nga hetues të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, 33-vjeçari pretendon se në mbrëmjen e 30 qershorit ka qenë në banesën e tij në Shkodër, edhe pse kamerat e sigurisë e kanë fiksuar atë të ketë qenë në mjetin tip “Mercedes Benz”.

Ndërsa lidhur me Viktor Markun, Pusi ka pohuar se ka njohje me të por pretendon se nuk e kishte takuar prej muajsh.

ROLI I PUSIT

33-vjeçari dyshohet ka pasur rolin e shoferit natën e vrasjes së Billës, duke e larguar Viktor Markun nga Peza e Vogël, vend ku dogjën makinën tip “Benz” pasi ndaj ajo qëlluan 40-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

Ndaj Gjekson Pusi rëndojnë dy akuza, pasi ai dyshohet të jetë edhe autor i tentativës së vrasjes së Fatjon Harushës, kushëririt të deputetit socialist Luan Harusha disa ditë më parë në Dobraç të Shkodrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa gjekson pusi ekzekutohet hekuran billa gjekson pusi

Sondazh

Poll