Art&Argëtim

Shqiponja e malit ulet në tokë, FOTOT që tregojnë tiparet karakteristike të shpendit të rrallë

1 Korrik 2020, 13:30 Nga DOSJA
Shqiponja e malit ulet në tokë, FOTOT që tregojnë tiparet

TIRANË- Shqiponja e malit është një shpend i rrallë, që në pak raste është fotografuar nga afër. Një ditë më parë kjo shqiponjë është ulur në stacionin e PPNEA, i cili monitoron Kalin e Qyqes. Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga PPNEA, shqiponja është kapur në brendësi të stacionit  nëpërmjet kamerave kurth, dhe paraqesin momente nga vizita e saj duke dhuruar njëkohësisht pamje të qarta të tipareve karakteristike të këtij lloji, si sqepi i kthyer, vështrimi krenar apo kurora e artë.

SHQIPONJA E MALIT VIZITON STACIONIN E DYTË TË NDËRTUAR NGA PPNEA. Stacionet me ushqim plotësues të ndërtuara nga PPNEA, kanë dëshmuar vizita të përsëritura prej disa llojeve të rrezikuara në mënyrë kritike si Kali i Qyqes (Neophron percnopterus), apo edhe shpendë të tjerë. Sofra e Kurveleshit, stacioni i dytë me ushqim plotësues, është vizituar së fundmi prej një lloji tepër të dashur nga të gjithë ne, Shqiponja e Malit (Aquila chrysaetos), simboli ynë kombëtar.

Fotografitë e realizuara në brendësi të stacionit, nëpërmjet kamerave kurth, paraqesin momente nga vizita e Shqiponjës së Malit, duke dhuruar njëkohësisht pamje të qarta të tipareve karakteristike të këtij lloji, si sqepi i kthyer, vështrimi krenar apo kurora e artë, tipar nga i cili merr edhe emrin krahinor Shqiponja e Artë. Kjo mbretëreshë e qiejve, grabitqare e kalitur, gjendet nën kërcënimin e zhdukjes. Në të njejtën mënyrë si Kali i Qyqes, Shqiponja e Malit rrezikohet nga helmimi i paqëllimshëm, jo i drejtpërdrejtë. Për këtë arsye, stacionet e ndërtuara nga PPNEA luajnë një rol kyç në rimëkëmbjen e kësaj popullate, duke ulur rrezikun e helmimit nëpërmjet ofrimit të ushqimit të sigurt”, shkruan PPNEA.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale kamerat kurth gjirokastër ppnea shqiponja e malit kamerat kurth gjirokastër ppnea shqiponja e malit

Sondazh

Poll