Art&Argëtim

“Sahati 12”/ Hashim Thaçin e tradhëton ora, si doli blof në fjalimin para qytetarëve presidenti. Roli i Ramës në “ga

30 Qershor 2020, 21:07 Nga DOSJA
“Sahati 12”/ Hashim Thaçin e tradhëton ora, si doli blof

PRISHTINË– Ditën e djeshme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbajti një deklaratë për shtyp para gjithë qytetarëve për të adresuar për herë të parë akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte.

Fjalimi i lajmëruar që të dielën, u shty për t’u mbajtur një ditë më pas, edhe pse arsyeja nuk u shpjegua kurrë. E teksa më në fund e dha fjalimin e shumëpritur, i cili filloi të transmetohej me përpikmëri në orën 20:00, u vu re një detaj i sikletshëm.

Ndryshe nga ç’pretendonte, Thaçi nuk ishte live dhe këtë gjë e konfirmoi…ora e tij. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, kreu i shtetit ka nisur të xhirojë që në orën 15:50 dhe ka vazhduar deri në 16:45. Pra gati 1 orë xhirime, ndërkohë që për qytetarët u shfaqën vetëm 18 minuta.

Mesa duket Thaçi ka bërë mirë që pas luftës i është dedikuar politikës pasi si aktor do të kishte dështuar. Me shumë gjasa, me aq sa i ka zgjatur xhirimi i një fjalimi të thjeshtë, do të kthehej në makthin e regjisorëve për serialë ‘alla turçe’.

Por pse u regjistrua para kohe fjalimi? Kujtojmë që po atë ditë kryeministri Edi Rama, kishte shkuar në Kosovë për të takuar “kokat” e politikës. Siç e do edhe zakoni, miku nderohet, ndaj Thaçi me gjasë ka vendosur që ta “pastrojë” axhendën e tij dhe t’i dedikohej Ramës.

Megjithatë të mos përjashtojmë edhe një version tjetër se si mund të ketë rrjedhur ngjarja, (e pabesueshme por e mundur) Thaçit mund t’i jenë prishur akrepat! Të paktën nuk i qëndron 12:00!

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale hashim thaci hashim thaci fjalim per akuzat hashim thaçi nën akuze hashim thaci hashim thaci fjalim per akuzat hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll