Art&Argëtim

Pas ndarjes së parë nga Orlando Bloom, Katy Perry rrëfen se ka menduar vetëvrasjen: U rrëzova, më iku buzëqeshja…

30 Qershor 2020, 18:42 Nga DOSJA
Pas ndarjes së parë nga Orlando Bloom, Katy Perry rrëfen se ka

AMERIKË- Katy Perry ka folur për herë të parë për periudhën e errët në jetën e saj. Në një intervistë për “Q on CBC” artistja ka treguar se në vitin 2017 ka menduar vetëvrasjen pas ndarjes nga partneri i saj dhe shitjes së pakët të albumeve të saj.

“Unë humba buzëqeshjen. Nuk mbaj mend nëse qeshja ndonjëherë plotësisht, domethënë të isha vetja. Për shumë kohë kisha të stampuar një buzëqeshje që vinte si pasojë e dashurisë dhe admirimit për botën jashtë, por pastaj ajo u zhduk.”

Por pavarësisht gjithçkaje Katy u shpreh se kjo gjë e ndihmoi që tani ta shohë botën me një sy komplet ndryshe.

Ishte shumë e rëndësishme për mua të arrija në atë pikë, sepse tani e shoh gjithë botën nga një tjetër këndvështrim. Jam shumë më tepër sesa thjesht një yll pop-i e etur për të jetuar jetën. Mirënjohja është ndoshta e vetmja gjë që më shpëtoi jetën sepse nëse nuk do ta gjeja, me siguri do mbytesha në trishtimin tim, por fatmirësisht zbulova mënyra për të qenë mirënjohëse.Shpresa ka qenë gjithmonë opsion për mua sepse lidhja që kam me Zotin është më e madhe se vetë unë. Unë mendoj gjithmonë që një gjë më e madhe dhe e fuqishme se unë më ka krijuar për një arsye dhe si çdo njeri tjetër, jam bërë për një qëllim në jetë.“- përfundon ylli i “Teenage Dream”.

Aktualisht artistja po jeton më së miri romancën me bashkëshortin e saj Ornaldo Bloom. Dyshja pritet që së shpejti të bëhet prindër të një fëmije.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz katy perry këngëtare vetevrasje katy perry këngëtare vetevrasje

Sondazh

Poll