Art&Argëtim

Misteri i zhdukjes së yllit “përbindësh”, shokohen austronautët: E pazakontë! Një masë kaq masive nuk mund të shuhet

30 Qershor 2020, 19:05 Nga DOSJA
Misteri i zhdukjes së yllit “përbindësh”, shokohen

Astronautët janë shqetësuar nga zhdukja e një ylli gjigand, të cilin kishin kohë që e vëzhgonin. Ata dyshojnë se ylli do të formojë një vrimë të zezë.

Por, sipas një studimi të Shoqërisë Mbretërore Astronomike, ekziston edhe një mundësi tjetër. Shkëlqimi i objektit mund të ketë “humbur” sepse mund të jetë errësuar nga një re pluhuri. Sipas austronautëve ylli gjigant ndodhet 75 milion vite dritë larg galaktikës Kinman Dwarf, në yjësinë e Ujorit.

Ai i përket një lloji blu, që është rreth 2.5 milion herë më e ndritshme se Dielli. Yjet e këtij lloji janë të paqëndrueshëm dhe shfaqin ndryshime drastike në sasinë e dritës që emëtojnë apo në gjatësinë e valëve të tyre.

“Ne u befasuam kur zbuluam se ylli ishte zhdukur. Do të ishte jashtëzakonisht e pazakontë që një yll kaq masiv të zhdukej pa prodhuar një shpërthim supernove,”- tha njëri prej astronautëve.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ylli të jetë kthyer në një vrimë të zezë pa kaluar asnjë shpërthim, duke shënuar rastin e parë në shkencë. 

“Kjo do të ishte një ngjarje e rrallë. Ky do të ishte zbulimi i parë që një yll i jep fund “jetës” në këtë mënyrë,”- tha bashkautori i studimit, Jose Groh.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete shoqëria mbretërore astronomike ylli i zhdukur shoqëria mbretërore astronomike ylli i zhdukur

Sondazh

Poll